Aktuale
Ndodh edhe kjo: I kërkuari sulmon policinë, u merr armën dhe arratiset mes turmës

Dje në orën 15:47, zyrtarë policorë nga NJPB Prilep, gjatë veprimit sipas një urdhri të Gjykatës Themelore të Prilepit për arrestimin e S.Q në rrugën ‘Debarca’ në lagjen Trizlla në Prilep, janë sulmuar fizikisht nga S.Q., i cili i ka marrë armën e shërbimit njërit prej zyrtarëve policorë dhe është arratisur. Në të njëjtën kohë, është mbledhur një grup më i madh njerëzish, të cilët kanë ofenduar dhe kanë kërcënuar zyrtarët policorë,” informon Ministria e Punëve të Brendshme.