Ndodh edhe kjo në Maqedoni :Polici jepte para me fajde

DPB Sveti Nikollë ka iniciuar kallëzim penal kundër personit O.C (50) nga Sveti Nikolla, i punësuar në MPB për shkak të dyshimit për vepër penale “fajde”, ndëshkuese sipas nenit 260 të Kodit penal.

Siç theksohet në kumtesën e MPB-së, i dyshuari gjatë periudhës prej vitit 2020 deri më 30.07.2021, në mënyrë të paautorizuar është marrë me dhënie parash hua duke shfrytëzuar gjendjen socio- ekonomike të të dëmtuarve me çka ka siguruar përfitim pronësor prej 539.800 denarë. Gjatë kontrollit në tre objekte, pronë e O.C të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe marrë makinë e tipit “folksfagen golf” me targa të Kumanovës, pronë e një personi nga Kumanova, makinë “mercedes” me targa të Kumanovës, pronë e një personi tjetër nga Kumanova, leje për vozitje, letërnjoftim të një personi, listë me emra dhe mjete në para”, theksohet në kumtesë.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...