Aktuale
Ndodh edhe kjo:Merr bexhin e babait dhe luan rolin e policit në trafik!

Më 21 mars pasdite, në rrugën rrethore të Shkupit, pranë nyjës së komunikacionit te Stajkovci, ai kreu dhunë të ashpër ndaj një personi, duke shkaktuar ndjenjë pasigurie, rreziku dhe frike në publik.
Për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik, i dyshuari, duke drejtuar një automjet “Volkswagen Golf”, u vu në të njëjtën linjë me automjetin “Seat Leon”, të cilin e drejtonte i dëmtuari.
Me automjetin e tij, ai filloi të hynte në korsinë ku po lëvizte i dëmtuari dhe, si të ishte një punonjës policie i autorizuar, i tregoi viktimës nga dritarja një distinktiv policie, i cili ndodhej në automjet dhe i përkiste babait të tij – një punonjës policie në SPB Shkup.