Aktuale
Ndodh edhe kjo:Nëna godet me thikë dashnorin e vajzës

A.N 42-vjeçare nga Shkupi dje me thikë i ka shkaktuar plagë I.I (37) nga fshati Saraj, i cili paraprakisht ka pasur zënkë verbale me vajzën e saj K.B, e cila ka qenë paraprakisht në lidhje dashurie.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se sulmi ka ndodhur mbrëmë në orën 00:15 në rrugën “Nju Delhiska” në Shkup.
I lënduari me automjet është transferuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8-të Shtatori” ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Ekspertizë ka kryer edhe ekipi i SPB Shkup. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.