LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Ndodh edhe kjo:Rrihen mes veti inspektorët, sul.mohet edhe Prokurori


Një inspektor i policisë së Tetovës me iniciale M.D., mbrëmë rreth orës 24:00 bashkë me një shok të tij, që në duar ka pasur edhe një th.ikë, fizikisht ka sul.muar kolegun e tij D.A, duke u përleshur madje edhe fizikisht.

Deri tek përleshja mes kolegëve ka ardhur pasi inspektori, M.D., në gjendje të dehur ka shkuar tek shtëpia e një personi civil duke bërtitur që “do i vr.asë të gjithë”, thonë burimet brenda Prokurorisë.

Shkaku i sul.mit të personit fizik, në shtëpinë e tij pa urdhër bastisjeje apo urdhër arr.esti, ka qenë involvimi i djalit të inspektorit M.D., në disa raste që i siguron kompania e personit T.Z..

Në momentin kur pronari i shtëpisë T.Z, hap derën, inspektori M.D, fillon ta sul.mojë atë, ndërsa në tentim për ta ndërprerë sul.min nga ana e kolegut të tij D.A., inspektori M.D, e sul.mon edhe kolegun e tij.

Në sul.min verbal ka marrë pjesë edhe një shok i inspektorit M.D., i cili me thi.kë ka sul.muar pronarin e shtëpisë. Pas zënkës, nga personi fizik që është sul.muar në shtëpinë e tij, thirret policia dhe personat e përleshur shkojnë në spitalin klinik të Tetovës për kurim të plagëve të marra gjatë përleshjes.

Në repartin e kirurgjisë në spital është thirrur edhe Prokuroria, por, me të arritur Prokuroria, sherri plas sërish, kësaj radhe duke e sul.muar prokuroren që ka qenë në detyrë, duke e kërcënuar atë me jetë, pas çka, Prokuroria e Tetovës jep urdhër arr.esti, ndërsa lënda është trajtuar nga ana e Prokurorisë si tentim për vr.asje dhe su.lm ndaj personit zyrtar.

Pas këtij rasti, janë arr.estuar dhe po mbahen në parab.urgim inspektori M.D., shoku i tij Z.A, me të cilin paraprakisht kanë konsumuar alk.ool në një nga lokalet e Tetovës, dhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet por që është takuar në vendngjarje në Spitalin Klinik të Tetovës.

Raportohet se, inspektorët në fjalë, M.D., D.A., dhe shoku i të parit të përmendur Z.A, që është i njohur për opinionin si anëtar i grupit të tifozëve Vojvoda, paraprakisht kanë konsumuar alk.ool në një lokal në Tetovë dhe ngjarja ka filluar pas konsumimit të alk.oolit.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button