Ndodh edhe kjo në Maqedoni :Një person ka gjuajtur ndaj fshatarëve të tij të cilët ktheheshin nga varrimi

Një person ka gjuajtur ndaj fshatarëve të tij të cilët ktheheshin nga varrimi, njëri me lëndime të lehta

Gostivar, 2 shtator 2021 (MIA) – Një person është lënduar lehtë në incidentin që dje rreth  mesditës  ka ndodhur në fshatin Gjurgjevishte të Gostivarit. Një banor i ri i fshatit me pushkë ka gjuajtur në grupin e njerëzve të cilët ktheheshin nga varrimi. Policia heton pas tij dhe tani për tani nuk dihen motivet të cilat e shkaktuan incidentin.StrugaLajmStrugaLajm

Nga SPB Tetovë informojnë se dje (2 shtator në orën 12 e 20 minuta) është paraqitur ngjarja. Sipas të dhënave të para S.I.(23) nga Gjurgjevishte, nga automjeti në qarkullim  ka gjuajtur me pushkë disa herë ndaj njerëzve të cilët ktheheshin nga varrimi. Lëndime të lehta trupore ka marrë F.M.(46) nga fshati i njejtë, të cilit i është dhënë ndihmë  në spitalin  e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”.StrugaLajm

Ekipi i RPB-së Gostivar ka kryer inspektim, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe marrë për ekspertizë dy plumba dhe një projektil. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. 

In : Aktuale

Loading...
loading...