Ndodh në Maqedoni :Në kafene shpërndahet virusi, në kazino jo?!

Kjo është e vetmja mënyrë se si mund të pish kafe në qendër të Shkupit. “Një espreso të lutem”.Në restorante nuk mund të hysh brenda, por është një vend në Shkup, që mund të hysh brenda ndoshta të pish edhe kafe.

Pasi në kafene dhe restorante nuk mund të hysh brenda, shkuam për të parë se a mund të hyjmë në kazinotë e qytetit.

“Kafe e keni këtu”?“Jo nuk mund të shërbejmë”.

I vetmi vend që ka mbetur i hapur në Shkup janë kazinotë, mund të luash por kafe nuk mund të pish.

Këtë masë si mbrojtje kundër Kovid 19 para tre ditësh e paralajmëroi kryeministri Zaev, duke thënë se brenda në kazino nuk do të mund të shërbehet kafe, ndërsa qytetarët mund të hyjnë brenda e të luajnë bixhoz.

“Ndalim i tërësishëm për pranimin e mysafir dhe vizitorëve në të gjitha bastoret, ndërsa puna e bastoreve të kryhet vetëm nëpërmjet sporteleve, punkteve etj. Pjesa ku shërbehet ushqimi dhe kafe, si në bastore edhe në kazino të mbyllet tërësisht që nga 7 prilli deri më 20 prill 2021”, tha Zaev.

Me masat e reja janë mbyllur të gjitha kafenetë dhe restorantet në vend si masë parandaluese për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Objektet hotelerike do të jenë të mbyllura prej 7 prill deri më 20 prill. Pronarët e këtyre subjekteve ankohen se kjo masë do t’i çojë në kolaps.

In : Aktuale

Loading...
loading...