Aktuale
Ndodh në Shqipëri, ka më shumë celularë sesa njerëz
Numri i personave të cilët përdorin telefoninë celulare në vendin tonë është rritur me 8% në tremujorin e fundit të 2017 në krahasim me tremujorin e fundit të 2016. Sipas Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP), rreth 3.5 milionë shqiptarë janë përdorues të rregullt të telefonisë celulare.
Sipas treguesve statistikorë të tremujorit të katërt të 2017, rezulton se numri i personave të regjistruar për karta SIM ishte rreth 5.558.492 duke u rritur 5.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu sipas po të njëjtit studim, numri i personave që janë përdorues të internetit është rritur me 20.4 % për tremujorin e fundit të 2017 në krahasim me një vit më parë.