Ndodhi edhe kjo:Maturantët shkojnë në mbrëmjen e maturës me ekskavator (VIDEO)

MATURANTËT E GJIMNAZIT TË VUSHTRRISË DJE KANË FESTUAR MBRËMJEN E MATURËS DUKE SHËNUAR PËRFUNDIMIN E CIKLIT TË TYRE TË STUDIMEVE NË GJIMNAZ.

Shumë prej maturantëve ishin përgatitur për mbrëmjen e fundit të gjimnazit deri në detajet e fundit. Veshjet e tyre elegante i karakterizonin pothuajse të gjithë të rinjtë e këtij qyteti. Por një gjë e veçantë ka qenë parakalimi i dy të rinjve me ekskavator.

Ata kishin zgjedhur lugën e ekskavatorit si ulëse për të parakaluar para qytetarëve në Vushtrri. Gazeta Express iu sjellë video nga kjo ngjarje.StrugaLajmStrugaLajm

Ndryshe, mbrëmja e maturës është një traditë së cilës maturantët në Kosovë i kushtojnë një vëmendje të madhe,  ku të gjithë me preferencat e tyre  të ndryshme duan të duken  sa më bukur dhe unik  për natën e tyre të paharrueshme.StrugaLajm


Loading...
loading...