NDOSHTA KRIZA DO TI NDRYSHOJ SHPREHIT E JETËS!

Muhamet Borova

Proceset e globalizimit i ndryshuan pikëpamjet ndaj jetës, paraja e zëvendësoj dashurinë, interesi e zëvendësoj sinqeritetin, lakmia miqësinë, ambiciet e zëvendësuan talentin! Atributi kryesor i shoqërisë u bë pasuria! Sot vlen parimi se njeriu peshon aq sa është i pasur, jo sa është i ditur! Për të funksionuar mirë secilit i duhet rroga e rregullt, puna e sigurt ,shëndeti i mirë, që ti bëj gjërat si dëshiron! Bota është bër realitet ambivalent me ekonomi të zhvilluar por me krizë globale, me lëvizje pacifiste por me lufta regjionale, me civilizim të lartë por me shumë devijime sociale! Nga një luftë e paarsyeshme midis dy shteteve Evropiane u shkaktua kriza globale ekonomike , flitet për çmimet e larta të ushqimit,naftës , të grurit, për rrogat e ulta,për inflacionin, për kursimin e energjisë etj! Edhe përkundër situatës me krizën ekonomike “softueri” i sjelljes lavdëruese nuk ka ndryshuar! Jemi të veçantë! Harxhimet janë më të larta se rrogat, salltaneti më i rëndësishëm se mundësit, vetura më e shtrenjtë se banesa, shtëpitë më madhështore se kështjellat, ahengjet më spektakulare se festat shtetrore! Edhe përkundër frikës nga varfëria instikti për kënaqësit shqisore është i pandalshëm,harxhohen paratë jo për vete, por për ti mahnitur të tjerët! Parat investohen në “gotën ” që s’ka fund! Modestia zëvendësohet me luksozin! Njerëzit që kursejnë nuk janë koprac, por janë modest! Jeta modeste është si shiu i verës prej të cilit bari bëhet më i bukur dhe i gjelbër!


Loading...
loading...