
Komuna e Strugës pritet të miratojë një kontratë partneriteti publiko-privat (PPP) për ndriçimin publik, e cila do t’u kushtojë qytetarëve rreth 5 milionë euro. Nëse projekti miratohet në seancën e Këshillit të Komunës më 17 shkurt, një kompani private do të marrë përsipër financimin, mirëmbajtjen dhe pagesën e energjisë elektrike për ndriçimin, ndërsa do të përfitojë një përqindje të taksës komunale për ndriçimin publik.
Kontrata do të zgjasë 13 vjet dhe pritet të reduktojë konsumin e energjisë elektrike deri në 60%, por kostoja totale e projektit, sipas dokumenteve zyrtare, arrin në 310 milionë denarë (rreth 5 milionë euro). Procesi i përzgjedhjes së partnerit privat do të bëhet përmes një ankandi publik brenda 180 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit.(Strugalajm.com)