LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
AktualeOpinion

Ndryshimi nis nga vetvetja, veprimet me të cilat fillon ATDHEDASHURIA dhe PATRIOTIZMI

Nga Belqia Ziba

Ndryshimi nis nga vetvetja, veprimet me të cilat fillon
ATDHEDASHURIA
dhe PATRIOTIZMI

Një burrështetas i dalluar i një vendi të madh, që para mbi 60 viteve bëri thirrjen e shumënjohur: “Mos pyesni se çfarë bëri atdheu për ju, por pyetni veten se çfarë bëtë ju për atdheun”
Në mentalitetin e njerëzve tanë (me përjashtime të vogla), fajtor për gjithçka që nuk është në rregull dhe që nuk na pëlqen në jetën shoqërore është dikush tjetër, qoftë ai individ ose institucion… dhe aspak fajin nuk e gjejmë edhe te vetvetja. Duam që të ndryshojë ai tjetri, por jo që fillimisht të ndryshojmë vetveten! Sepse ende nuk po e kuptojmë sa duhet se ndryshimi i shoqërisë fillon me ndryshimin për të mirë të vetvetes, të çdo njërit nga ne në veçanti.
Atdhedashuria dhe patriotizmi janë koncepte shumë dimensionale, por gjithsesi që duhet të fillojnë me ndjeshmërinë e secilit nga ne për të mbrojtur ambientin jetësor dhe hapësirat publike dhe atë:

-duke mos i hedhur mbeturinat nga ballkoni i banesës e as nga xhami i veturës në lëvizje

  • duke mos i hedhur mbeturinat në vende jopërkatëse, në mal, në fushë e në bregun e lumit ose të liqenit
    -duke mos e zënë pusetën e kanalizimeve me mbetje të forta
    -duke mos e hedhur letrën dhe as mbetjen e cigares në rrugë, në shesh
    -duke hequr ndonjë pengesë nga rruga, qoftë ai një guralec që mund të shkaktojë aksident
    -duke mos e prishur qetësinë publike
    -duke mos i dëmtuar paisjet publike, shtyllat e poçat e ndriçimit publik, ulëset, lodrat e fëmijëve e as pemët e lulet
  • duke mos i uzurpuar hapësirat publike, vijat e përroskat e ujit dhe as kanalet kulluese…e tj
    Atdhedashuri dhe patriotizëm do të thotë që të paguajsh në kohë faturat për shërbimet komunale, për:
  • ndërmarrjen që bën pastrimin e mirëmbajtjen e hapësirave publike si dhe grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave
  • ndërmarrjen për ujësjellës që bën furnizimin e popullatës me ujë të pijshëm
    -ndërmarrjen që përpunon ujin e përdorur e të ndotur, kolektorin
  • ndërmarrjen për parkingje
    Patriotizëm do të thotë të paguash në kohë:
    -tatimet për shfrytëzimin e hapësirave publike
    -tatimet vjetore për pronën e patundëshme
  • tatimet vjetore për theksimin e firmave e tj.
    Parashtrohet pyetja, se vallë mes të tjerëve:
  • a ka persona juridik si biznese, firma, ndërmarrje dhe institucione private e publike që nuk paguajnë për këto shërbime?!
  • a ka persona fizik e qytetar të profesioneve elitare që do duhej të ishin lokomotiva e ndryshimit dhe ecjes përpara të një shoqërie, të cilët edhe pse me të ardhura më të larta mujore nuk paguajnë për këto shërbime?!
  • a ka persona nga të zgjedhurit dhe të emëruarit tanë në pozita (të tanishëm e të mëparshëm) të atillë që ndoshta nuk i paguajnë faturat për këto shërbime?! Dhe nëse ka të tillë, ata jo vetëm që janë shembulli shumë i keq për shoqërinë, por më së paku thënë ata janë keqpërdorues të pozitës e besimit të dhënë.
    Nëse sot, nisur nga ndjenja e atdhedashurisë nuk do ti kryejmë obligimet e vogla e fillestare të lartëpërmendura, atëherë si do ti kryejmë obligimet madhore për të…?!
    Ndryshimi për të mirë fillon me besimin në Zot, duke i zbatuar në jetë vetëm këshillat dhe udhëzimet e dhëna të Krijuesit për krijesën e Tij, njeriun. Me këto mësime dhe udhëzime, duhet fillimisht në familje të punohet në mirëedukimin e shëndoshë të fëmijës që në moshën e hershme dhe në mirëarsimimin fillestar të tij. Dhe më pas të bëjmë përzgjedhjen e një fakulteti cilësor për të, ku do të nxë dijet dhe do të marrë aftësitë e nevojshme përgjatë disa viteve, vetëm e vetëm me mund e me punë të vazhdueshme! Ashtu që atdhedashuria dhe patriotizmi të mos mbesin vetëm fjalë për përdorim ditor dhe folklorik, fjalë boshe…fluska në ajër!
  • Livadhi, Strugë
    19.04.2025

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button