Aktuale

Në aksin Strugë–Podmoll: 42-vjeçarja nga Ohri voziste me ndalim aktiv – arrestohet nga policia

Më 11.02.2026, rreth orës 12:30, në rrugën magjistrale Strugë–Podmolje, në afërsi të Strugës, zyrtarët policorë nga SPB Strugë e privuan nga liria një grua 42-vjeçare nga Ohër.
Gjatë një kontrolli rutinë në komunikacion, policia ndaloi një automjet pasagjerësh të markës “Fiat” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte e dyshuara. Nga verifikimet u konstatua se ajo kishte ndalim aktiv për drejtim të mjetit motorik të kategorisë B.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, SPB Strugë do të parashtrojë kallëzim përkatës ndaj saj.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button