Në autostradën Ohër-Strugë-Kërçovë “tunelet”do të shkojnë “kurban”!?
Kthesat në tunele me mbështetje plotësuese ose shtegu komplet i ri në këtë pjesë, në mënyrë dramatike do ta risin çmimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër. Procesi problematik i ndërtimit të dy tuneleve në Presekë mbetet i pasigurtë për shkak shfaqjes së sasive të mëdha të ujërave nëntokësorë. Prej kur mbaruan punët pothuajse për shkak problemeve “të papritura” në vend, kontraktuesit janë para sfidës si ta tejkalojnë problemin me ujërat nëntokësorë, njofton Portalb.mk.
Sipas informatave të Dojçe Vele problemet e këtij aspekti janë shumë serioze sepse bëhet fjalë për sasi të madhe të ujërave nëntokësorë. Të përfshirët në terren janë në hamendje se çfarë dhe si do të gjendet zgjidhje:
“Problemi me dy tunelet qëndron në atë se dheu është me kualitet shumë të dobët por edhe me ujëra nëntokësorë. Në këtë shtrirje ka një lum dhe patjetër duhet shumë të ketë kujdes. Si dhe çfarë do të bëhet si zgjidhje akoma nuk dihet, por është shumë e qartë se do të duhen shumë para. Ka shumë pasiguri dhe së pari do të duhet të analizohet se çfarë dhe si do të bëhet”, tha për Dojçe Vele një ekspert i përfshirë në mbikqyrjen e kësaj pjese të autostradës.
Ekspertët kinezë e kanë shqyrtuar gjendjen
Të dy tunelet nga të dy anët janë të shpuar me 500, gjegjësisht me 200 metra. Nga ajo që mund të vërehet të terren është se atje për momentin zhvillohen disa aktivitete, gjë që nuk ndodh me pjesën e mbetur të autostradës ku punët komplet janë ndërprerë. Këto ditë sipas informatave të Dojçe Vele gjendjen në terren e kanë shqyrtuar edhe ekspert kinez të cilët kanë bërë inspektime edhe në tunele. Çfarë dhe si kanë konstatuar nuk ka informata zyrtare, njofton Portalb.mk.
Nga ajo që dihet deri tani rreth tuneleve është se gjatë depërtimit aplikohet teknologji speciale “Pipe roof”, ose të ashtuquajtura çati të gypave, që shfrytëzohet me situata të tilla problematike. Këtë për Dojçe Vele e konfirmoi edhe dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, Darko Mosllavac, i cili shpjegoi se bëhet fjalë për zgjidhje shumë më të shtrenjtë dhe të komplikuar që gjithë procesin e bën jashtëzakonisht të ngadaltë. Për informatat rreth sasive të mëdha të ujërave nëntokësorë, Mosllavac tha se nuk ka pasur informata konkrete, edhe pse sipas tij, ato janë paraqitje normale gjatë shpuarjes së tuneleve. Se çfarë do të thotë kjo, ai nuk dëshiron të komentojë.
Kulmi i papërgjegjësisë dhe krimit
Ekspertët paralajmërojnë se ndërtimin i tuneleve me kthesa është i të pazakontë dhe mund të jetë shumë problematike. Kësi lloj lëshime sipas tyre nuk bëhen, e as që fillohen punimet pa u detajuar dhe kontrolluar më parë struktura gjeologjike e vendit:
“Me të vërtetë nuk e kam të qartë se si ka mundur të lejohet fillimi me aktivitete ndërtuese me lështimet të tilla. Njeriu duhet të jetë i çmendur që të hyjë në aventurë të tillë. Nëse para gjithë këtij procesi do të ishte punuar sipas procedurave, ndërsa ata janë të qarta, detajisht pjesë pas pjese toka do të shpohej, atëherë nuk do të befasoheshim për këto që ndodhin”, komentuan për Dojçe Vele ekspert dhe biznesmen nga kjo fushë që në mënyrë aktive është i përfshirë në projekte të tilla, njofton Portalb.mk.
Ai shtoi se dështimet e tilla ndodhin në projektet me infrastrukturë të madhe, por sipas këtij lloji nuk a takuar askund.
“Gjithkund ndodhin gabime në projektet e mëdha, por për rast të tillë besoni as nuk kam dëgjuar as nuk kam parë diku. Kjo është maja e amatorizmit, papërgjegjësisë dhe e krimit. Të gërmosh me vetëdije tunele të cilët janë puna më komplekse për projektet e tilla, dhe të mos jesh i vetëdijshëm për atë se do të gjesh në to është katastrofë”.
Nga ajo që është konstatuar deri tani gabimet e autostradës prej Kërçovë deri në Ohër do të kushtojnë më së paku 120 milion euro shtesë, ose gjithsej gjysmë miliard euro për gjithë pjesën e cila është me gjatësi prej 50 kilometrave.
Shtesë llogaritet edhe çmimi i cili do të duhet të paguhet edhe për lëshimet e pjesës së autostradës nga Milladinovci në Shtip. Atje, siç publikoi Dojçe Vele, nga ana e qeverisë paraprake u konstatuan lëshime në llogari të shtetit dhe tani në mënyrë plotësuese bëhen analiza se si dhe çfarë më tej. Kinezët kërkojnë nga qeveria afat plotësues prej një viti për përfundimin e aktiviteteve ndërtuese. Sa miliona do të shtrenjtohet ky projekt së pari do të duhet të llogaritet, njofton Portalb.mk.
Nga qeveria alarmojnë për dështime edhe te një projekt tjetër kapital të qeverisë paraprake. Bëhet fjalë për shtegun e rrugës për në Prilep, ku në rrjedhë është ndërtimi i ashtuquajtur i rrugës eksprese ku janë konstatuar lëshime të ngjashme si ato në pjesën Kërçovë-Ohër.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski deklaroi se disa përfaqësues të kompanisë spanjole “Kostakshen rubao” që i kryen ndërtimet ndërtimore në pjesë të këtij drejtimi rrugor, Sugarestit i janë ankuar për probleme serioze me pagesë të mjeteve nga ana e Ndërmarrjes Publike “Rrugët shtetërore”. Deri sa borxhi nuk zgjidhet, kompania spanjole nuk e përjashton mundësinë për të ndërpre punimin e rrugës.