Në Belicë, në klas të parë vetëm dy nxënës

Në Belicë të Poshtme, sivjet sipas autoriteteve të shkollës  sivjet në klasë të parë do të ketë vetëm dy nxënës.Këtë info e konfirmon drejtori i Shkollës Fillore ”Bashkimi” në Oktis,Mustafa Kaliqi, institucion, ku graviton edhe shkolla e Belicës.Në Belicë të Poshme,  mërgimi po zbraz me ritme të shpejta shkollën ,në vitin 2007 në Belicë mësonin  150 nxënës, ndërsa vetëm  nëntë vite më pas( 2016)numri ishte reduktuar në 60 nxënës.Belica e Poshtme është një nga lokalitetet e Strugës,  ku jetojnë  1300 banorë pjesa dërrmuese e të cilëve janë të etnisë shqiptare.Përndryshe, Belica e Poshtme është një nga fshatrat e pakët të Strugës, ku para shumë dekadave ka jetuar në masë më të madhe komuniteti vlleh, i cili sot në këtë lokalitet, është zvogëluar në disa  shtëpi banimi.Në këtë lokalitet, përvec se kryqëzoet kultura shqiptare dhe ajo vllehe si rezultat i migrimeve të mëvonshme bashkëjetojnë edhe disa familje të komunitetit egjiptian, por edhe disa familje të besimit mysliman me origjinë nga Oktisi .Belica e poshme njihet edhe për një specifikë të vecantë, sepse është një nga lokalitetet e rralla në Strugë ku dy të folmet ajo toske dhe gege ndërthuren  .(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...