Aktuale

Në Gjermani paguhesh mirë, po heq të zitë e ullirit, ja përvoja e një ballkanasi

Shumë ballkanas duan të shpërngulen në Gjermani për shkak të pagave të larta, por përveç të ardhurave të mira, në këtë vend ka edhe shumë punë.

Për “Espresso.rs” dëshmoi një shtetas i një vendi ballkanas që tregon se si duket në të vërtetë kur je i punësuar

“Kur isha më pak se 20 vjeç shkova te prindërit e mi në Gjermani. Sipas ligjit të asaj kohe, isha i mitur dhe duhej të shërbeja ushtrinë në shtëpi. Pasi mbusha 21 vjeç, zgjidha të gjitha dokumentet dhe gjeta një punë brenda disa muajsh.

Në fillim e kisha të vështirë të ngrihesha në orën 04.30, por u mësova.

Puna nis nga ora 06:00. Nëse arrini në orën 05.50 – është shumë vonë – nuk keni kohë për asgjë si ndërrimi i rrobave, kafeja etj. Në orën 06.01 makina gumëzhin sikur të ishte ora 10.00. 08.55 – 09.00 lani duart. 09.00 – 09.10 mëngjes. Orari i mëngjesit është përgjegjësi e punëdhënësit. 11.55 lani duart. 12.00 – 12.30 – drekë (ne punojmë ato gjysmë ore).

Gjatë punës, ndonjëherë nuk keni kohë as të pini ujë. Nëse doni të shkoni në tualet, thërrisni brigadierin për t’ju zëvendësuar (nuk kufizohet sa herë).

Kush nuk dëshiron të mësohet me këtë disiplinë dhe të ngjashme, duhet të qëndrojë në shtëpi.

Kushtet e punës janë ekstra, e njëjta temperaturë në verë dhe dimër. Puna jashtë orarit paguhet dhe shpallet disa ditë përpara, por nuk është e detyrueshme, vetëm kaq është nga kontrata”, thotë bashkëbiseduesi i “Esreso.rs”.

Pasi shkon në shtëpi, askush nuk të shqetëson për punë.(INA)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button