BLENDI PETROL
Aktuale

Në Maqedoni 80 për qind e veturave janë të vjetra

Nga gjithsejtë 460 mijë vetura sa janë të regjistruara në të gjitha komunat e Maqedonisë deri në fund të viti 2016, 80 për qind e këtyre veturave sipas ESHS-së janë me motor që kanë euro standard 1, euro 2 dhe euro 3 që sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Ekologjisë pikërisht këto vetura janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit pas amvisërive që për lëndë djegëse përdorin drurin

Zejnulla VESELI

Deri në fund të vitit 2016 në Republikën e Maqedonisë numri i përgjithshëm i veturave të regjistruar arrin shifrën prej 461.799. Prej tyre, 221.281 vetura janë me motor me ngasje benzinë, 219 570 vetura janë me motor me ngasje disel ndërsa 80 vetura janë me ngasje me energji elektrike, shkruan gazeta KOHA
Sipas të dhënave të Entit të statistikës numri më i madh i këtyre veturave të regjistruara, apo mbi 150.000 janë qytetin e Shkupit, ku brenda ditës nëpër rrugët e kryeqytetit qarkullojnë më shumë se 70 mijë vetura. Ndërsa numër më të madh të veturave janë të koncentruara në udhëkryqin e qendrës tregtare “Mavrovasja” ku brenda ditës kalojnë mbi 40.000 mijë vetura. Nga gjithsejtë 460 mijë vetura sa janë të regjistruara në të gjitha komunat e Maqedonisë deri në fund të viti 2016, 80 për qind e këtyre veturave sipas ESHS-së janë me motor që kanë euro standard 1, euro 2 dhe euro 3 që sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Ekologjisë pikërisht këto vetura janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit pas amvisërive që për lëndë djegëse përdorin drurin. Numri më i madh i këtyre veturave me standard euro1, 2 dhe 3, janë futur në tregun e Maqedonisë nga viti 2007 e deri në fund të muajit qershor kur dhe Qeveria e Maqedonisë ndaloi importin e veturave nga vendet e BE-së nëse nuk kanë motor të standardit euro 4.
Nëse shihet viti i vjetërsisë së veturave të regjistruara deri në fund të vitit 2016, mesatarisht i bie që qytetarët e Maqedonisë vozisin vetura më të vjetra se 20 vite. Njëherit të dhënat e fundit të ESHS-së tregojnë se në gjithë territorin e Maqedonisë gjatë viti 2016 janë regjistruara gjithsejtë 80 vetura me energji elektrike. Nëse do të bënim krahasim e veturave të regjistruara me ngasje elektrike me veturat e regjistruara me motor ngasje me benzine dhe disel vërehet qartë se Maqedonia është shumë larg kur bëhet fjalë për rinovimin e parkun të veturave kundrejt veturave me motor ngasje me benzinë dhe disel. Pikërisht për shkak të numrit të vogël të veturave me motor ngasje elektrike nga fakulteti i Makinerisë në Shkup doli me kërkesë deri te Qeveria e Maqedonisë të subvencion të gjithë qytetarët që dëshirojnë të blejnë vetura me motor ngasje elektrike me qëllim të ulen kërkesave për vetura me motor ngasje me nenin dhe diel gjë që në të ardhmen do të kontribuonte në zvogëlimin e ndotjes së ajrit.
“Është më se nevojshme dhe urgjente Qeveria të përgatite një strategji afatmesme dhe të subvencionon me 30 për qind të çmimit të veturave më ngasje elektrike të gjithë ata qytetarët që do të përcaktohen për të blerë vetura të këtillë. Shteti e ka patjetër të vendos standarde të larta ekologjike për të gjitha vetura me motor ngasje me benzine dhe disel. Njëra nga këto masat do të ishte nëse qytetarët e Maqedonisë përcaktohen të blejnë vetura të reja që i përmbushin standardet ekologjisë sipas dispozitave ligjore evropiane të lirohen nga pagesa e akcizave”, thotë Darko Danev, profesor në fakultetin Makinerisë në Shkup.
Mirëpo nga ana e Qeverisë deri më sot ende nuk ka dal në opinion lidhur me kërkesën e fakultetit të Makinerisë se po shqyrton ndonjë masë në madhe të parë për të rinovuar parkun e veturave në Maqedonisë e më pas me këtë në mënyrë direkte do të kontribuonte në zvogëlimin e ndotjes së ajrit sidomos ndotjen e lartë të ajrit në Shkup dhe Tetovë. (koha.mk)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button