Në Ohër hapet Shkolla e NATO-s për luftë kundër SHI-së

Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski sot në Ohër do të marr pjesë dhe do të mbajë fjalim në hapjen e shkollës së avancuar të NATO-s me temë “Luftë kundër aktiviteteve të SHI-së për radikalizim përmes kiber-hapësirës në rajonin e Evropës Juglindore”.

Punëtoria, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, realizohet në bashkëorganizim të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostollovski” dhe Akademisë bullgare të Shkencave, ndërsa do të mbahet më 7 prill. Pjesëmarrës janë mbi 45 përfaqësues prej sektorit të sigurisë nga Maqedonia, Bullgaria, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi.StrugaLajm

Në punëtori do të bisedohet për trendet globale lidhur me përdorimin e kiber-hapësirës dhe teknologjive nga ana e SHI-së, si dhe ndërtimi i bashkëpunimit rajonal mes pjesëmarrësve nga NATO dhe vendet nga Partneriteti për paqe.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...