Në Ohër shkaku i tërmetit hapet për qytetarët kampi ushtarak

Ministria e Mbrojtjes i ofroi kapacitetet e kampit ushtarak “Vasko Karangeleski” në Shën Naum të Ohrit, për akomodimin e qytetarëve të shqetësuar nga seria e tërmeteve që e kanë përfshirë qytetin dhe rrethinën në dy javët e fundit. “Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në këtë mënyrë iu përgjigj thirrjeve të qytetarëve të drejtuara deri te ajo përmes rrjeteve sociale, që të hapen dyert e kampit ushtarak, sepse atje qytetarët do të ndiheshin më të sigurt”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Dyert e kampit, theksojnë nga MM, janë të hapura për qytetarët të cilët kanë dëme nga tërmetet e deritanishme dhe kanë nevojë të strehohen në kampin ushtarak derisa toka në Ohër të qetësohet. Paraqitje për akomodim në kamp mund të bëjnë në numrin e telefonit 070 403 392. Personi për kontakt – Riste Spasovski, udhëheqës i sektorit për shërbime, turizëm, mirëmbajtje dhe auto park në Ministrinë e Mbrojtjes.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...