Ne Padova mbështetet fuqishëm Muharrem Salihu për Euro-deputet

Kandidati i parë italo-shqiptar për deputet në Parlamentin Evropian, Muharrem Salihu, vazhdon fushatën e tij në Italinë veri-lindore, ku dje u takua me komunitetin shqiptar në Padova dhe Abano Terme për të prezantuar kandidaturën e tij dhe për të kërkuar mbështetjen e bashkatdhetarëve në zgjedhjet evropiane që do të mbahen më 8 dhe 9 qershor.

Salihu përsëriti qëndrimin e tij se shqiptarët janë pjesë e Evropës dhe se ajo do jetë e kompletuar atëherë kur edhe ata të jenë integruar plotësisht në të. ‘‘Nevoja për një zë shqiptar në Parlamentin Evropian është thelbësore për të mbrojtur interesat e shqiptarëve dhe për të shtyrë iniciativat tona, andaj edhe bashkëpunumi në këto momente është shumë i rëndësishëm.’’ – tha Salihu. Ai më tej theksoi rëndësinë e këtij momenti historik për çdo shqiptar, që të dëgjohet dhe të perfaqësohet në Parlamentin Evropian.

Në këto takime të pranishëm ishin edhe mysafirë të shquar nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora shqiptare në Evropë, të cilët folën për veprat e Muharrem Salihut dhe rëndësinë e kësaj kandidature unike për komunitetin shqiptar.StrugaLajm

Vizita e Muharrem Salihut në këto qytete shënon një hap të rëndësishëm në fushatën e tij për Parlamentin Evropian. Me afrimin e zgjedhjeve më 8 dhe 9 qershor, mbështetja për të vjen duke u rritur ndërsa pjesëmarrja e komunitetit shqiptar në procesin zgjedhor mbetet thelbësore.

In : Aktuale

Loading...
loading...