
Një person i armatosur me armë zjarri ka terrorizuar pushuesit në një resort turistik në Turqi duke hapur zjarr në mes të dy lokali në bregdet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bodrum-it ku një person ka humbur jetën ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktima është një 18-vjeçar turk që ishte punonjës i resortit. Sakaq dy të plagsurit e tjerë ishin gjithashtu punonjës të resortit ndërsa dy të tjerët, turistë.Në çastin që personi i armatosur ka hyrë në ambjentin e lokaleve, aty ndodheshin rreth 400 pushues që janë larguar të terrorizuar ndërkohë që ai ka nisur të hapë zjarr duke goditur në mënyrë të rastësishme këdo që i dilte përpara. Autori mësohet të jetë larguar më pas me makinë, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të tij. /Hurriyet