BLENDI PETROL
Aktuale

Në semaforët e Strazhës pritet edhe deri në një orë

Në semaforët midis Strazhës dhe Gostivarit pritet edhe deri në një orë e gjysmë

Koha e mirë dhe vikendi i vazhduar u shfrytëzua nga një pjesë e madhe e shtetasve të Maqedonisë. Një pjesë prej tyre ikën për në Greqi, por shumica e vizituan Ohrin, ku sot u shënua 1.000 vjetori i themelimit të Peshkopisë së Ohrit, transmeton Almakos.

Por ashtu si afrohet fundi i vikendit të vazhduar, ashtu edhe po rritet frekuenca e veturave nëpër rrugë. Kështu, qytetarët në rrjetet sociale po shkruajnë për tollovitë e mëdha që po bëhen në rrugën Strazhë-Gostivar në ato pjesë ku është duke u rinovuar rrugën.

Disa prej qytetarëve kanë pritur ka një orë e gjysmë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button