Në Strugë u zbuluan disa tonë marihuanë, policia dhe prokuroria nisën hetimin
Në një magazinë në Strugë janë gjetur disa tonë marihuanë, konfirmuan për Telma burime të njohura me këtë zbulim. Menjëherë pas zbulimit, ekipet policore dhe një prokuror dolën në vendngjarje, duke hapur një procedurë hetimore.
Sipas informacioneve fillestare, marihuana është prodhuar në Maqedoni dhe nuk është importuar nga jashtë. Në Maqedoni shpesh importohet ose dërgohet marihuanë me cilësi më të lartë nga jashtë për t’u prodhuar në vaj kanabisi në disa fabrika që kanë leje të ligjshme për këtë biznes në vend.
Aktualisht, po verifikohen dokumentet e magazinës ku u gjet marihuana dhe po përcaktohet sasia e mallit të zbuluar.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk jep detaje, pasi aksioni është ende në zhvillim.
“Ju informojmë se është në zhvillim një aksion në rajonin e SPB Ohër, nga Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me institucione të tjera kompetente, po ndërmerr masa dhe veprime për prodhimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të lëndëve narkotike