Aktuale

Në Strugë,akuzohet për ndërtim të paligjshëm dibrani!

Për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “ndërtim të paligjshëm” dhe “uzurpim i pasurive të patundshme”, Stacioni policor në Strugë ka ngritur akuzë penale kundër një 34 vjeçari nga Dibra.Ai, si një investitor, pa autorizim në rrugën”Risto Krle” në Strugë ka ndërtuar një konstruksion metalik në një hapësire midis dy objekteve që janë pronë e Republikës së Maqedonisë.
Inspektorati ndërtimor i Komunës së Strugës ka miratatuar një vendim për të hequr konstruksion e paligjshëm.(Struglajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button