Në Strugë,prezantohen bursat për shkëmbim arsimor në SHBA

Prezantimi i bursave për shkëmbim arsimor në SHBA të munduësuara nga Ambasada
e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni

 
Ditën e enjte, më datë 27 Prill 2017, në Ohër dhe Strugë do të mbahen prezantime për bursat për shkëmbim arsimor të mundësuara nga Ambasada e SHBA’ve në Maqedoni, të dedikuara për shtetasit e Republikës së Maqedonisë. Prezantimet do të mbahen në tre lokacione: tek Fakulteti për Turizëm dhe Mikpritje në Ohër (e dedikuar për studentët në Ohër dhe publikut),

me fillim në orën 11:00; tek Fakulteti Juridik “Shën Klimenti i Ohrit” në Strugë, me fillim në orën 12:30, dhe tek Këndi Amerikan Strugë (e dedikuar për të gjithë qytetarët strugan), me fillim në orën 15:00. Të pranishmit do të kenë mundësinë që personalisht të bisedojnë me z. Gazmend Ilazin, Asistent për Çështje Arsimore në Ambasadën e SHBA-ve, në lidhje me kushtet dhe procesin e aplikimit për programet e ardhshme:
– Fulbright (Fulbright Foreign Student Program, Fulbright Scholar Program)
– Hubert H. Humphrey Felloëship Program
– The Global Undergraduate Exchange Program (Global UGRAD)
– Study of the United States Institutes (SUSI)
– Community Solutions Program
– Macedonia Media Leaders Program
Programet u dedikohen studentëve, profesorëve, përfaqësuesve të OJQ’ve dhe gazëtarëve, ndërsa bursat i mbulojnë të gjitha harxhimet nga aplikimi deri në realizim. Më shumë detaje për këto programe mund të gjeni në veb faqen e Ambasadës:
https://mk.usembassy.gov/sq/education-culture-sq/educational-exchange-programs-sq

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...