Një shtetase e Maqedonisë nga Zvicra u kthye në Ohër dhe në vend që të qëndrojë në shtëpi, ajo doli për shëtitje, ndërsa nënshkroi se do të izolohej. Prokuroria propozon gjobë në para prej 3.000 eurove.
Prokuroria Publike informon se Prokuroria Themelore Publike në Ohër, duke vepruar në bazë të akuzave penale të paraqitura sot, paraqiti propozim deri tek Gjykata Themelore në Ohër për lëshimin e urdhrit penal për shtetasen e Maqedonisë me vendbanim në Zvicër. E pandehura ka kryer vepër penale të “mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” të parashikuar dhe të dënueshme.
“Më 9 mars të këtij viti, maqedonasja, 47 vjeçare mbërriti nga Zvicra – vend me rrezik të lartë të infeksionit në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përmes vendkalimit kufitar Qafë Thanë. Megjithëse ka deklaruar më 18 mars se do të kryejë izolim të detyrueshëm në adresën e vendbanimit të paraqitur për një periudhë prej 14 ditësh, me çka do të ishte në përputhje me urdhrin me shkrim të ministrit të Shëndetësisë të lëshuar më 16 mars dhe Vendimin për masat për parandalimin ose zhbërjen e sëmundjes – koronavirus Kovid 19, nuk iu ka përmbajtur këtyre detyrimeve. Në të njëjtën ditë, e pandehura la shtëpinë dhe u drejtua në drejtim të panjohur, duke kryer veprën dhe ngarkohet për të njëjtën”, thuhet në kumtesë.