Në zgjedhjet e jashtzakonshme beteja politike mes BDI dhe Aleancës

Sipas parashikimeve të analistëve dhe matjeve të rejtingut të partive nga të gjitha anketat qofshin ata të bëra publike apo interne që i bëjnë vetë partitë, në pah nxjerrën dy fakte të rëndësishme.

I pari është që pas hutisë në zgjedhjet parlamentare 2016 në veçanti në kampin shqiptar, tash duket shumë më e kristalizuar skena politike dhe beteja kryesore do të zhvillohet midis ASH dhe BDI.StrugaLajm

Kjo situatë do të imponojë që edhe të dy krahët e Besës të kërkojnë partner koalicionimi qoftë me njërën apo me tjetrën, pasi po të dalin të vetëm në zgjedhje, rezikojnë zhdukjen nga skena politike. Nga ana tjetër duket që rezultati midis partive maqedonase do të jetë i përafërt dhe kjo do të sjell pothuaj se situatë të njëjtë ku përsëri ASH do të jetë faktori vendimtar për shumicën e re parlamentare.StrugaLajm

Duke ditë këtë fakt, njohës të mirë të rrethanave politike shkojnë edhe më larg dhe procedurën hetimore të filluar nga PSP kundër Bujar Osmanit si dhe aktualizimin e çështjes Magjar Telekom e shohin si përgatitje terreni nga ana e LSDM-së për koalicion të ardhshëm me ASH, sepse po të njëjtat burime pretendojnë që Zaev është qortuar ashpër për afërsinë me këtë BDI të komprometuar dhe si pasojë nëse nuk merr masa mund të humbi mbështetjen e ndërkombëtarëve në të ardhmen.

In : Aktuale

Loading...
loading...