BLENDI PETROL
Aktuale

Në Zvicër një mijë franga më pak për gratë të cilat duan të blejnë “A-klas”

Në kompaninë e veturave “Autohaus Kenny’s”, gratë mund të blejnë më lirë vetura A-klasë. Në qendrën e grave në Cyrih ky veprim është përshëndetur. Pasi gratë në Zvicër, për një punë të njëjtë paguhen më pak se kolegët e tyre meshkuj, kompania e veturave “Autohaus Kenny`s” ka ofruar një zbritje speciale.

Gjatë blerjes së një Mercedesi të klasës A, ato paguajnë 1 mijë franga më pak. «Këtu jemi të rreptë dhe vetëm gratë përfitojnë. Dhe të gjitha ato që e ndjejnë veten si grua. Edhe transgjinorët natyrisht se janë të mirëseardhur”, ka pohuar zëdhënësja Edina Koraç, përcjell albinfo.ch.

Dy futbollistet e FC Zürich, Fabienne Humm dhe Martina janë ambasadore të këtij manifestimi: «Po që se gratë fitojnë më pak, ato pra duhet të përfitojnë më shumë».

Andrea Gisler nga Qendra e grave në Cyrih ka përshëndetur aksionin e tillë, duke shprehur frikën se ndoshta kompania në fjalë ka për qëllim vetëm të ushtrojë një marketing formal.

Por, nga kompania “Autohaus Kenny’s” kanë deklaruar se ka të punësuara shumë gra, edhe pse numri i burrave është më i madh, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.

Një fenomen që është i pranishëm në sektorin e veturave. Nga ana tjetër, organizata e burrave në Zvicër nuk është shqetësuar nga ky veprim. Për ta, do të ishte e padrejtë po që se ky veprim do të bëhej normë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button