Në Zvicër ra ‘jackpoti’ 228 milionë frangash

Jackpoti në Euromillions është thyer. Fitimi rekord prej 228 milionë frangash zvicerane shkoi në Zvicër. Një fitues i vetëm me fat e fitoi gjithë çmimin e parë. Dymbëdhjetë pjesëmarrës të tjerë arritën 5 numra dhe 1 yll

Jackpoti në Euromillions është thyer! Fitimi rekord prej 228 milionë frangash është regjistruar nga një lojtar në Zvicër. Shuma rekorde i shkon një fituesi të vetëm. Numrat fitues të së premtes janë: 6, 12, 22, 29 dhe 33 me yjet 6 dhe 11, informon Shtegu.com.

Të premten gjithsej mbi 5 milionë persona fituan para në këtë short, shumica e tyre (rreth 3 milionë) i qëlluan dy numra. Përveç fituesit të çmimit të parë, 12 persona ndanë çmimin për 5 numra të saktë dhe një yll. 35 pjesëmarrës qëlluan pesë numra të saktë.

Më parë, gjatë disa tërheqjeve nuk është qëlluar jackpoti. Rekordi i mëparshëm ishte 200 milionë euro (rreth 219 milion franga).

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...