Në Zvicër, së shpejti do të votohet “me një klik”

Këshilli Federal i Zvicrës në mbledhjen e mbajtur dje ka pohuar se planifikon krijimin e parakushteve që në të ardhmen të mund të votohet në mënyrë elektronike në gjithë vendin. Por, fillimisht votimi elektronik (E-Voting) do t`u mbetet kantoneve që të vendosin vullnetarisht. Nga ana tjetër qeveria ka vendosur që të ndërpritet angazhimi drejt mundësimit të grumbullimit elektronik të nënshkrimeve për iniciativa të ndryshme “E-Collecting”, shkruan srf.ch. Nga viti 2004 deri tash janë bërë më shumë se 200 “prova të suksesshme” në 14 kantone për të votuar në mënyrë elektronike. Këtë e kanë shfrytëzuar para së gjithash zviceranët që jetojnë jashtë vendit, transmeton albinfo.ch. Ndërsa tash Këshilli Federal planifikon që së bashku me kantonet t`i krijojë parakushtet juridike që praktikën e deritashme të natyrës testuese të votimit elektronik ta shndërrojë në një praktikë të rregullt. Në të ardhmen, E-Voting do të stabilizohet duke u bërë i barasvlershëm me votimin me postë ose me atë në kuti të votimit. Më tutje Këshilli Federal ka vendosur që të merren hapa për digjitalizimin e plotë të procesit të votimit. Kështu, në të ardhmen dërgimi i fletëve të votimit mund të bjerë tërësisht ose pjesërisht nga kombinimi.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...