– Këshilli i Komunës së Ohrit në mbledhjen e sotme e pranoi dorëheqjen e këshilltarit Nefi Useini, i cili ishte zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale nga radhët e BDI-së.
Kryetari i Këshillit, Sasho Donev theksoi se Useini ka dhënë dorëheqje të parevokueshme për shkaqe personale.
“Sot në mbledhjen e Këshillit ishte konstatuar dorëheqja e parevokueshme e këshilltarit Useini”, theksoi Donev.
Këshilli pret shkresë zyrtare nga Komisioni Komunal Zgjedhor se kush do të vie në vendin e Useinit.
Biznesmeni i Ohrit dhe këshilltar i deritanishëm Nefi Useini është kryetar i degës së BDI-së në Ohër.