Nëntori i Kthesës

Nga Blerim REKA/


Pas maratonës numëruese të votave dhe raundeve negociuese të fituesve të tyre, ky nëntor duket të jetë i kthesës. Pas nëntoreve historike, ky do sjellë kthesën ne Qeverinë Kurti. Kjo qeveri: LVV- LDK, duhej të ndodhte dje dhe jo nesër, sepse jemi tepër të vonuar. Dy dekada pas lufte mjaftuan të kuptohet se çka nuk bën.

E para pas çlirimit dhe e dyta pas pavarësisë, nuk sollën sovranizimin e plotë. Kjo mbetet për dekadën e tretë, e cila do të jetë përcaktuese. Sepse 2019: nuk është as 2008; e as 1999. Në dekadën e parë pas çlirimit, Beogradi arriti ta bindë botën për “demokracinë” post-Milosheviqiane, kurse në të dytën, për transformimin e tij nga fajtori në “viktimë”. Derisa Kosova merrej me vetëveten, Serbia merrej me të tjerët. Madje pa ndryshuar esencialisht asgjë nga 1999: as Kushtetutën, as narrativin kolonijalist e as establishmentin qeverisës. Me Preambulën e njejtë, me ish ministrat e njejtë, e me pretendimet e njejta për ‘Kosovën Serbe’!StrugaLajmStrugaLajm

Derisa bota në vitin 1999, vendoste pa Serbinë, në vitin 2019, po vendos me Serbinë. Pas pavarësisë së Kosovës, Beogradi maksimalizoi doktrinën e tij: “edhe BE edhe Rusi”; e viteve të fundit: edhe Kinë e Turqi. Shantazhimi i perëndimit se do shkojë në lindje, gjatë shtatë viteve të dialogut të Brukselit, vetëm forcuan “pesëshen refuzuse” të pavarësisë së Kosovës. Sepse, negociatat normalizuese të dy shteteve, gati nuk përfunduan në negociata për statusin e njerit shtet! Kur shteti negociues pranoi të quhet me fusnotë, kurse BE-ja pranoi të ndëmjetësojë këto negociata, “pa paragjykuar statusin final” të njerit negociues, shtetet ndalën njohjet: nga 12, në vitin 2011 (kur filloi dialogu); në vetëm 1 njohje (në 2018, kur ai u ndalë); dhe 15 ç’njohje!StrugaLajm

Serbisë i mjaftoi vetëm një dekadë (e dytë), bllokuese, kundër dekadës (së parë) fituese të Kosovës. Madje edhe pas humbjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vitin 2010 qartësoi se shpallja e pavarësisë, nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare. Gjykata e OKB-së, de jure ç’fuqizoi Rezolutën e po kësaj OKB-je (1244/99), të cilën de facto e kishte ç’fuqizuar realiteti. Mirëpo, “Dialogu i Brukselit”, vetëm i ndihmoi Serbisë që ta minimizoj GJND, kurse dekadën e tretë e çeli me dy projekte finale për zhbërjen e shtetit të Kosovës. I pari plani i Vuqiqit, që nëse nuk mund ta kthej tërë Kosovën, atëherë ta merr së paku çerekun e saj me idenë e tij për ndryshimin e kufijve. Por, pas pajtimit implicit të komisionerëve evropian në ikje, QUINTI dhe SHBA mbyllën planin e tij koform “3 JO-ve” (të vitit 1999): Jo kthim para 1999; jo ndryshime kufijsh; dhe jo status quo. Pra as ideja për kthimin serb të Kosovës, e as marrja e një pjese të saj, nuk kaloi në fund të vitit 2019.

Tash bashkësia ndërkombëtare po kërkon jo-në e tretë: mbylljen e amullisë: Prishtinë – Beograd. Kërkohet mbyllja e luftes se kontestit të fundit ballkanik me një paqe të pa-mbyllur. Por, Sebia nuk ndalet. Pas humbjes së Kosovës në luftë (NATO, 1999) dhe në paqe (GJND, 2010), si dhe pas mos-lejimit të përvetësimit të veriut të Kosovës, Beogradi me projektin e ri të “Unionit Ballkanik”, po tenton që së paku të ruaj hegjemoninë rajonale. Nëse nuk mund t’i kthej kufijtë e ish Jugosllavisë, atëherë ta kthej donimin serb në këta ish kufij. Tash,me Rusinë brenda Serbisë dhe Serbinë brenda Unionit Euro-Aziatik. Nëse fizikisht nuk mund ta ri-kthej Kosovën, atëherë së paku rajonalisht ta kontrollojë atë.

Qeverisë së re të Kosovës në dekadën e tretë i mbetet të merret me pasojat e qeverisjeve të dy dekadave të mëparshme: ta ç’kap shtetin përbrenda dhe ta ç‘getoizoj përjashtë. Prandaj, negociatat me Serbinë do të jenë krejt ndryshe nga ato të mëparshmet. Me një Kryeministër të pa- korruptuar e të pa-kriminalizuar, vështirë do mund të imponohen zgjedhjet e shantazhuara të dekadës së dytë. Beogradi edhe bota e din këtë fare mirë. Për fatin e Kosovës, nuk vendosin më dosjet e negociatorëve, por vetë negociatorët. Jo shpejtësia, por përmbajtja e negociatave. Kryeminstri i ri, me asnjë ditë në qeveri e me shumë ditë në burg, nuk ka çka humb.


Loading...
loading...