BLENDI PETROL
Aktuale

NEOKOMUNIZMI NË SKENË (1)?

Xhevdet Nasufi

Miq të dashur,edhepse çdo qeverisje e re është e nevojshme të ketë komoditen e duhur në 100 ditët e para,kjo e tanishmja e ka merituar edhe më shum këtë benefit për tre arsye:
-Ti jap fund një politike që solli vëndin në krizë,
-Të drejtoj traektoren kah integrimet euro-atlantike,
-Të sanoj marëdhënie shqiptaro-maqedonase dukshëm të kthyera mbrapa në vëllazërim-bashkim të të pabarabartëve.

Kemi qartësin e padiskutueshme për të majtët maqedonas si legatar të sistemit komunist,të personifikuar në Llazar Mojsovin( Shqiptarët i kërcnoi në cilsin e të parit të Jugosllavisë: Srbëve nuk guxon tu mungoi edhe fija e flokut në Kosovë),Gligorovit me politikën e urt dhe të but,por në sens pro komuniste dhe denigruese për shqiptarët,Crvenkovskit të personifikuar me ngjarjet e Gostivarit,Universitetit të Tetovës,Bit Pazarit e më gjërë,por edhe të të ashtuqujtërve marksist-leninistët shqiptar në funksione, të zhytur në konformizëm për interesa, të mbytur në mos/dije fluide, apo edhe në koncepte ideo-politike idioteske, neokomuniste, anarkoliberale,por edhe oportuno-religjioze në mungesë të ideve dhe spjegimeve objektive të zhvillimeve në shoqëri.
Në komunizëm,kuadrot shqiptare ishin të vetëdishëm se asnjë veprim apo mosveprim kundër shqiptarëve nuk ishte i ndëshkueshëm.Andaj, shumicës së funkcionerëve u mbeti kjo trashigimi: Shqiptarëve mund tu bësh pa kokçarje çka të duash(edhe sot të denigrosh shqipen),bile për këtë pos që “amnestohesh” këtu, leht mundesh të amnestohesh edhe në Prishtinë dhe Tiranë.
Pushtetarët shqiptar në Kosovë,Shqipëri pa logjiken politike-diplomatike kan filluar ti shpallin liderët partiak këtu të Maqedonisë lider të kombit dhe të suksesit . Non sens i pa praktikuar në të kaluarën,por edhe i paspjegueshëm për kah pasojat dhe mbrapambetjet që na shkaktojn.
Sken e parë gjertani: Zoti Talat Xhaferi,qartësisht u mungon vetëdisimi se në postin ku jeni sot,(Kryetar Kuvëndi,zëvendësoni Kryetarin e Shtetit) jeni si etnik- shqiptar. Këto ditë deklaruat, (shpesh e keni këtë për zemë): Kjo qeveri ka bërë më të miren e mundshme për gjuhën shqipe në njëren anë dhe në të njejtën kohë harroni qëllimshëm dhe deklaroni se hyrja në fuqi dhe zbatimi i Ligjit për shqipen nuk është çështje individuale e juaja. Natyrshëm a contrario,e kujt është kjo çështje zoti Xhaferi nëse nuk është e juaja(jeni Kryetar i organit më të lart në vënd?!). A është kjo çështje e atyre që nuk e dëshirojn shqipen gjuhë zyrtare, e atyre që janë kundër gjuhës shqipe si gjuh zyrtare,apo atyre që nuk e kundërshtojn zyrtarizimin, por lusin Zotin që kjo të mos ndodh? Vall,mos u vjen më leht që gjuhën shqipe t,ia lëni në dorë një antishqiptari dhe antidemokrati të cilin(si formacion politik) kur ju duhet e konsideroni legal dhe legjitimi dhe bashkpunëtor, e kur nuk ju duhet e shpallni në orkestrim, jolegal, jolegjitim? Vall,mos ndoshta ndieni më leht dhe me më pak shqetësim kur përgjegjësin për shqipen tia konvertoni Gjorgje Ivanovit? Shpreheni sikur të jeni maqedon më i madh se maqedonasit, se e doni Maqedonin edhe më shum se maqedonasit, se jeni pacifisti i pa shembull që do ua kishin për zili edhe demokratët më reprezentativ të vëndeve me demokraci më të zhvilluar në përëndim(Maqedonia nuk bën pjesë në këtë grup).
Dhe në fund Zot. Xhaferi,vall, a nuk u,a mban ose nuk dëshironi të futni në përdorim Ligjin për shqipen( edhe ashtu me mjaft mangësi) që është tërësisht legjitim dhe legal.Gjuha shqipe që në vitin 2004-2005 duhej të bëhej gjuhë zyrtare.Për këtë egziston pëlqimi, përkrahja dhe garancioni i SHBA-v dhe të BE-së. Atëher,për çfar suksesi flitni të kësai qeverie kur në formën më perfide(LSDM u a mori edhe votat e shqiptarëve bashk me institucionet) qetësisht dhe pa zhurm po svidon interesat shqiptare për shtetformim sot e gjith diten? Çdo deklarim afirmativ për gjuhën shqipe nga Ju dhe politikbërësit tjerë është pallavër politike,gjersa Ivanovi e shum të tjerë si ai që tani janë të paprekshëm për të bërat dhe të pabërat e tyre,gjersa në qetësi dhe pa prenga po pregatisin,jo vetëm verën,por edhe vjeshtën e nxeht politike.
Zot. Xhaferi, jo vetëm gjuha(nuk është kjo çështje personale): Në Kuvënd votuat marjen e Minsitrisë së Shëndetësisë dhe të Drejtësisi shqiptarëve, në qetësi dhe pa zhurm. Nesër do e votoni kush e din se çka tjetër. Vall, e dini që kështu kan vepruar gjithmon sllavët me ne, ama edhe bashk me ne? Un nuk dëshiroi të përsëritet historia.
Këtu medalja është me dy anë.Të parën e shiquam te politikbërja dhe të dyten e shiqojm te vetvehtja. Është dukuri se të gjithë ne gjithmon e anashkalojm shqipen kur i drejtohemi organit dhe insitucionit publik, shtetëror,por konformojm lehtësisht,pajtohemi ta denigrojm vetvehten.Bile aktet tona personale për destinim publik(kërkesa,ankesa,deklarime,sygjerime,shtime,plotsime) asnjëher,apo rrall her i shënojm,por nuk i gjykojm edhe ata që na e përdhunojn gjuhën,bile as me verdiktin ton gjat zgjedhjeve. Me lehtësi e përdorim maqedonishten dhe e selektojm si gjuhë të vetme zyrtare instiktivisht,por të vetëdishëm plotësisht se e kemi çvlefsuar shqipen si gjuhë zyrtare.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button