NËSE NDIHESH I FUQISHËM-BËHU MË I MATUR!

Dhelpra dinake vet e gjenë rrugën, ska nevoj askush tia tregoj! Udhëheqësi i mençur e dinë rrugën më të mire për ta drejtuar popullin e tij! Shtetet e fuqishme duhet të jenë më të matura se shtetet e vogla! Shetet e këtilla duhet të jetë paqëruajtësit, sepse derisa ka paqë nuk do të ketë luftra! Në zemrën e një presidenti të një shteti të fuqishëm fshihet “luani” ai mendon se mund të shkatëroj çdo gjë edhe kur nuk ka arsye! Asnjë forcë në botë nuk është më e madhe se maturia e një lideri që dinë të veproj në frymën paqësore! Kur nuk përdoret forca, vepron mëshira,zgjatet dora e ndihmës për horizontet më të gjëra për vendet e dobëta dhe paqësore! Nëse në botë kultivohet paqa edhe largësit e mëdha do të lidhen me vijaduktin e drejtësisë dhe humanizmit! Drejtësia do të thotë se secili e sheh oborrin e vet, duke mos e fëlliqur oborrin e tjetrit!Sot bota është bota e progresit, e garimit teknologjik dhe jo botë e derdhjes së gjakut! Zoti njeriun e bëri qenie më të privilegjuar ja dhuroj inteligjencën dhe diturinë, që më mirë ti shërbej botës duke hypur në pozitat më të larta të shkencës,për të krijuar dhe jo për të shkatërruar! Nëse në gjellë gjejmë një qime floku ne gjellën do ta derdhim edhe pse për atë gjellë janë bër harxhime dhe është dhënë mundi i amvises! Kështu është edhe me luftën mes Rusisë -Ukrainës, gjithë koncentrimi është orientuar te një person i njohur si Putini! Ky është si një “qime floku” në gjellë, për shkakun e tij vriten mijëra njerëz të pafajshëm, në vend ta “heqim qimen, ne e derdhim gjellën”! Në vend që të largohet ky person, gjithë bota bëhet peng i tij! Momenti më i lumtur në jetën e një njeriu, është kur një personi prej të cilit frikësohet, do ta fitoj guximin ti thotë se gabon dhe me këtë fjalë do ta zgjojnë ndërgjegjen e tij! Bashkëpunëtorët e Putinit që ta fitojnë qetësinë e brendshme shpirtërore duhet ta fitojnë guximin dhe lirisht ta ndalojnë avanturën e tij shkatëruese jo vetëm për botën por edhe për shtetin e tij! Mos tolerohen shkatërimet dhe vrasjet masive për shkak të kapriciozitetit (kokëfortësisë) të një personi! Asgjë ska vlerë më të madhe kur të gjithë popujt do të jenë e lumtur!