Nesër mot jostabil, nga e mërkura me temperatura deri 38 gradë

Mot jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar, paralajmërojnë meteorologët për nesër, ndërsa nga e mërkura stabilizim dhe rritje të temperaturave.

Nesër proceset lokalisht do të jenë më intensive në formë të shiut të rrëmbyeshëm, erës së fortë dhe paraqitjes së breshrit. Temperaturat do të lëvizin prej 13 deri 20 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri 34 gradë.

Nga e mërkura përsëri do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare dhe rritje të temperaturave e cila do të arrijë deri më 38 gradë Celsius.

In : Aktuale

Loading...
loading...