Neser promovohet libri për Ziadin Selën

 

Gjatë ditës së nesërme, të Martën prej orës 18 në sallën e Këshillit të komunës do të promovohet libri me titull “Dhoma 334” nga Saranda Iseni dhe Hisen Ibrahimi. Libri që përmban përmbledhje shkrimesh, opinionesh e komentesh rreth ngjarjeve të 27 Prillit, ku nga huliganët maqedonas u sulmua deputeti shqiptar Ziadin Sela, do të sjellë në Strugë shkrimtarë e atdhetarë nga trevat shqiptare. Prezent pritet të jetë edhe Ziadin Sela, i cili për librin ka marrë vesh pasi është botuar nga ana e autorëve që janë pjesë e Shoqatës së shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë në Suedi.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...