Nesër shi / Në vendet malore mund të rikthehet bora

Të dielën do të mbizotërojë mot i vranët e me reshje të kohëpaskohshme shiu, që do të jenë më të bollshme (mbi 20 l/m2). Në zonat malore mund të ketë edhe reshje bore, njoftojnë nga Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë të lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.i

Të hënën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu.

Prej ditës së martë pritet stabilizimi i motit me temperatura ditore më të larta, përcjell Klan Macedonia.

In : Aktuale

Loading...
loading...