Nesimi:Nëse Alternativa vendos të hyjë në qeveri, atëherë kryetar i saj duhet të bëhet Kastriot Rexhepi

Shkruan: Robert Nesimi

Nëse Alternativa vendos të hyjë në qeveri, atëherë kryetar i saj duhet të bëhet Ka$triot R€xh€pi

Alternativa paska vendosur të vazhdojë bisedimet për kyçje të saj në qeveri, me pretekstin se don t’a ndihmojë vendin të kalojë ngërçin politik (ndërsa në të vërtetë po shpëton koalicionin SDSM-BDI i cili nuk i ka 60 deputetë). Po të njëjtin argument e përdori para dy javësh deputeti Ka$triot R€xh€pi.

Pra doktrinën e Alternativës e ka shpalosur dy javë para tyre Ka$triot R€xh€pi. Del se vizionari i vërtetë i kësaj doktrine ka qenë Ka$triot R€xh€pi, i cili ka trasuar rrugën kah do të ecë dy javë më pas Alternativa.

In : Aktuale

Loading...
loading...