Neziri: Fitorja e VV-së mund të ketë ndikim edhe në Maqedoni

Gazetari Xhelal Neziri tha se fitorja e VV-së është një votë për ndryshim, për kapitull të ri dhe votë mllefi i qytetarit të Kosovës.

“Është i vetmi vend që nuk ka liberalizim të vizave dhe është vend që tërë kohën është i mbërthyer me korrupsion, varfëri, me institucione të dobëta. Kjo fitore ishte pritur aq më tepër kur në fillim të 2020 kishim një ndërprerje të mandatit të qeverisë Kurti, gjë që u kuptuar si një veprim kundër vullnetit të shumicës”, tha Neziri, duke shtuar se rezultati ishte përtej pritshmërive.

Neziri tha se fitorja e VV-së, në vitin 2019 e solli një far mobilizimi të elektoratit shqiptar opozitar këtu në Maqedoni ku u fituan 12 deputetë.

“Nëse mund të merret si indikator ky rezultat, mendoj se deri diku ka pasur efekt, por tani sa do të mund një fitore e thellë atje të prodhoj tani efekt këtu, mendojë se do të jetë rëndë për shkak se fitorja e VV-së në Kosovë është rezultat i një vazhdimësi dhe një konsistence. Ato kanë pasur një qasje shumë të fuqishme ndaj të gjitha qeverive, kanë pasur qëndrim të fuqishëm ndaj disa temave të nxehta dhe kjo konzistencë ka bërë që të rritet numri i votuesve”, tha Neziri.

Ai shtoi se në Maqedoni nuk ka qenë konzistente në të gjitha ciklet zgjedhore, ka pasur ndryshim të opozitës.

“Mund të jetë shtytje, por unë pres që Albin Kurti nuk janë më vetëm VV por janë qeveri dhe do të jenë më të kujdesshëm në mbështetje të fushatave, logjistikës së partive me qëllim që të mos provokojnë mosmarrëveshje, siç kishte VV me Edi Ramën”, u shpreh Neziri në “ENTER”. /SHENJA

Loading...
loading...











Loading…


loading…