Nga ASH, të rezervuar ndaj deklaratave të Bilall Kasamit?!

Aleanca për Shqiptarët zyrtarisht nuk ka dashur të komentojë deklarimet e kreut të njërit krah të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, se koalicionimin me Selën e ka të kryer dhe se bashkë do të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Nga partia e udhëhequr nga Sela nuk ka pasur përgjigje zyrtare, por jozyrtarisht përfaqësues të kësaj partie janë shprehur për INA se nuk ka asgjë konkrete lidhur me deklaratën e Kasamit, derisa kjo parti po përjeton pëçarje të thellë dhe ndarje në dysh që do të dëmtojë opozitën shqiptare dhe do të jetë një përçarje e re e votës shqiptare.StrugaLajmStrugaLajm

“Ne jemi partia më e madhe opozitare që fituam rreth 60 mijë vota në zgjedhjet e fundit. Radhët tona po shtohen dhe se kemi përgjegjësi për të udhëhequr frontin opozitar. Jemi të hapur për të gjithë për bashkëpunim. Këtë e kemi shprehur edhe më parë, por dikush nuk deshti. Tani si duket i është kujtuar dhe kanë parë se janë humbës. Pas Kongresit partiak të marsit do të ketë vendime dhe shqyrtime të koalicionimeve, por synimi ynë si parti më e madhe opozitare është që të ftojmë shqiptarët të radhiten tek Aleanca për të vijuar rrugëtimin tonë për drejtësi dhe barazi në këtë shtet”, theksuan për INA, nga Aleanca për Shqiptarët.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...