Nga dita e  hënë fillon pagesa e mjeteve për subvencionimin e racionit për studentë

 
Me fillimin e vitit të ri akademik 2023-2024 të hënën, studentët të cilët  kanë plotësuar kushtet konform  Thirrjes Publike fillojnë të shfrytëzojnë të drejtën për  subvencionimin e racionit për studentë . Me shumën e shtuar prej 140 denarë, e cila do të paguhet në baza ditore, studentët do të mund të blejnë  në markete, restorante, furra dhe persona të tjerë juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.

Mjetet mund të përdoren ekskluzivisht përmes kartelës  së dedikuar të pagesës të lëshuar nga  Banka Shparkase, partnere në zbatimin e kësaj mase me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur  marrëveshje jofinanciare.

Shuma ditore përdoret nga e hëna në të shtunën ndërsa  nuk është paraparë  të paguhet gjatë pushimeve verore nga 1 korriku deri më 1 tetor.

Ndryshimet në zgjidhjen ligjore që u iniciuan dhe u bënë gjatë muajit prill, së bashku me organizatat studentore, tejkalojnë të gjitha sfidat që kanë ekzistuar në të kaluarën, mundësojnë shpërndarjen dhe përdorimin e drejtë të mjeteve  për qëllimin për të cilat në fakt shteti i parashikon ato.

MASH -i rikujton se mundësia  për   ushtrimin  e të  drejtës së subvencionimit të racionit për studentë  të cilët  deri më tani për arsye të ndryshme nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë, se mbetet e hapur çdo muaj  vijues  gjegjësisht nga data 1 deri në datën 7 të çdo muaji kurse aplikimi bëhet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk.

In : Aktuale

Loading...
loading...