Nga e hëna, studentët do të marrin nga 140 denarë në ditë për t’u ushqyer

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informon se studentët të cilët kanë plotësuar kushtet sipas thirrjes publike fillojnë të shfrytëzojnë të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë . Me shumën e shtuar prej 140 denarë, e cila do të paguhet në baza ditore, studentët do të mund të blejnë në markete, restorante, furra dhe persona të tjerë juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.

MASH kujton se mjetet mund të përdoren ekskluzivisht përmes kartelës së dedikuar të pagesës të lëshuar nga Banka Shparkase, partnere në zbatimin e kësaj mase me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje jofinanciare.

“Shuma ditore përdoret nga e hëna në të shtunën ndërsa nuk është paraparë të paguhet gjatë pushimeve verore nga 1 korriku deri më 1 tetor. Ndryshimet në zgjidhjen ligjore që u iniciuan dhe u bënë gjatë muajit prill, së bashku me or-ganizatat studentore, tejkalojnë të gjitha sfidat që kanë ekzistuar në të kaluarën, mundësojnë shpërndarjen dhe përdorimin e drejtë të mjeteve për qëllimin për të cilat në fakt shteti i pa-rashikon ato”, bëjnë të ditur nga MASH.

MASH rikujton se mundësia për ushtrimin e të drejtës së subvencionimit të racionit për studentë të cilët deri më tani për arsye të ndryshme nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë, se mbetet e hapur çdo muaj vijues gjegjësisht nga data 1 deri në datën 7 të çdo muaji kurse ap-likimi bëhet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk.

In : Aktuale

Loading...
loading...