Nga katër nxënës, tre nxënës nga “Yahya Kemal” – kampionë shtetërorë në matematikë
Nga katër nxënës, tre nxënës nga “Yahya Kemal” – kampionë shtetërorë në matematikë
Lidhja e Matematicienëve të Maqedonisë (LMM) i shpalli kampionët shtetërorë në matematikë për vitin shkollor 2024/2025, në kategorinë e arsimit të mesëm. Sukses të veçantë shënuan nxënësit e Shkollës së Mesme Private “Yahya Kemal”, nga ku tre nxënës u shpallën më të mirët në gjeneratat e tyre.
Me krenari e prezantojmë Leonid Todorovski, nxënës i vitit të tretë në PSH “Yahya Kemal” – Strugë, i cili është shpallur kampion shtetëror në matematikë për vitin 2024/2025 në gjeneratën e tij.
Kampionët shtetërorë sipas viteve të shkollës së mesme janë:
Viti i parë – Andrej Tasiq, nxënës në PSH “Yahya Kemal” – Karposh, Shkup
Viti i dytë – Ivano Bozhinovski, nxënës në Shkollën e Mesme Shtetërore të Matematikës dhe Informatikës, Shkup
Viti i tretë – Leonid Todorovski, nxënës në PSH “Yahya Kemal” – Strugë
Viti i katërt – Aleksej Tasiq, nxënës në PSH “Yahya Kemal” – Karposh, Shkup
Ky sukses i jashtëzakonshëm edhe njëherë e dëshmon përkushtimin e PSH “Yahya Kemal” ndaj zhvillimit të potencialit akademik dhe ekselencës në matematikë. Urime për nxënësit dhe mentorët e tyre për rezultatet e arritura!