Nga mjegulla është zvogëluar dukshmëria në qafën malore Strazhë, Gjavatë, Pletvar dhe Presekë
Reshje bore me intensitet të ndryshueshëm janë regjistruar në Kodrën e Diellit, Mavrovë, në vendkalimin kufitar Deve Bair, Krushevë, Kratovë, Probishtip dhe në vendkalimet malore Strazhë, Gjavatë, Pletvar dhe Presekë, por aktualisht nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e trafikut
Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës nga 30 – 40 metra ka në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, prej 50 – 60 metra në qafën malore Pletvar, nga 50 – 100 metra në qafën malore Gjavatë, deri në 100 metra në qafën malore Presekë, njofton LAMM.
Qarkullimi në pjesën tjetër të rrugëve shtetërore zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 15.11.2024 është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve, kur ka filluar obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pavarësisht nga kushtet aktuale atmosferike. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2025.