Nga Ohri do fluturohet më lirë!

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot shpalli thirrje të re për subvencione për linja të lira ajrore për transportuesit vendorë dhe të huaj ajrorë të cilët do të operojnë nga Aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit.

Shpallja vijoi pas anulimit të thirrjes gjatë muajit të kaluar pasi u konstatuan pengesa administrative tek oferta e vetme e dorëzuar nga transportuesi ajror hungarez “Vizer”.

Sipas ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, me thirrjen e re janë bërë ndryshime të vogla në dispozitën dhe programin me qëllim që të tërhiqen sa më shumë kompani për të aplikuar.

Горан Сугарески во Могила

“Buxhetin që e kemi dhe kushtet që i japim, mundësojnë që në 30 ditët e ardhshme të paraqiten sa më shumë kompani dhe më pas të bëjmë përzgjedhjen e kompanisë ajrore nga shërbimet e të cilës qytetarët do të shohin përfitime. Mbesim të përkushtuar në këtë pjesë dhe qëllimi ynë është më shumë të fokusohemi në aeroportin e Ohrit dhe në pajtim me kushtet në dispozitën dhe programin e përpunuar, presim që në 30-40 ditët të përfundojë tërësisht, që në vitin 2019 të vazhdojë financimi i kompanive ajrore me buxhet të ulët”, deklaroi Sugareski, gjatë vizitës së sotme në komunën e Mogillës.

Me thirrjen e re, dispozita dhe programi që i miratoi Qeveria e re, është paraparë nga fillimi i vitit të ardhshëm e deri në fund të vitit 2021 në bazë të subvencioneve për linja të lira ajrore të dedikohen 312,4 milionë denarë ose pesë milionë euro.

Sipas kushteve të thirrjes, kompanitë ajrore do të kenë për obligim deri më 10 janar të vitit të ardhshëm të vendosin bazë prej të paktën një aeroplan në aeroportin e Shkupit ose të Ohrit. Me thirrjen e anuluar u kërkua vendosje e detyrueshme nga një bazë edhe në aeroportin e Shkupit edhe në të Ohrit. Deri më 10 janar duhet të fillojnë me operim në të paktën dy destinacione të reja nga aeroporti në Shkup dhe në të paktën dy destinacione të reja nga aeroporti i Ohrit, prej ku në afat prej një viti pas nënshkrimit të marrëveshjes do të duhet të vendosin edhe dy linja.

Për çdo linjë të re nga aeroportet në Shkup dhe Ohër të kompanisë së përzgjedhur ajrore do t’i jepet kompensim të pakthyeshëm prej nga 40.000 eurove, ndërsa subvencionet edhe çdo udhëtar gjatë periudhës së subvencionimit.

Kompanitë që do të aplikojnë në thirrje, mes tjerash, duhet të kenë marrë të paktën 10 milionë udhëtarë dhe të kenë të realizuar përfitim prej 25 milionë eurove gjatë vitit të kaluar.

Me subvencione nga shteti në gjashtë vitet e fundit nga aeroportet e Maqedonisë operon “Viz-Er” dhe për këtë qëllim, ka marrë 9,5 milionë euro./MIA

In : Aktuale

Loading...
loading...