BLENDI PETROL
Aktuale

Nga Ohri drejt Stambollit prej 15 prillit

Fluturime të drejtpërdrejta nga Stambolli deri në aeroportin e Ohrit “Shën Apostul Pali” do të vendosë kompania ajrore turke “Onur er” prej 15 prillit në bashkëpunim me tur-operatorin Tatirlbudur.

Me rutën e re sezonale “Onur er” do të fluturojë një herë në javë, me nisje nga aeroporti “Ataturk” në Stamboll në ora 13:40, dhe kthim nga Ohri për në Stamboll në ora 15:00. Fluturimet do të jenë me aeroplanë të tipit Erbas A320.

Vendosja e linjës sezonale ajrore është rezultat i bisedimeve që kompania ajrore i kishte me Qeverinë e Maqedonisë, si përpjekje për tërheqje të sa më shumët turistëve në rivierën e Ohrit.

Turistët turq paraqesin segment të rëndësishëm në numrin e përgjithshëm të mysafirëve që qëndrojnë në Maqedoni. Vitin e kaluar Maqedoninë e kanë vizituar 129.708 turistë që është rritje për 22,7 për qind krahasuar me vitin 2016.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button