Nga partia e Ziadin Selës: Nuk janë me rëndësi ministrit por të drejtat e shqiptarëve

Nga LR-PDSH kanë përgënjeshtruar lajmet e fundit sa i përket ndarjes së kulaçit qeveritar, gjegjësisht ministrive, ku për Aleancën për Shqiptarët përmendet se do të kenë dy ministri. Nga kjo parti theksojnëse fokusi dhe prioritet i tyre nuk janë ministritë, por janë kushtet që duhet të plotësohen.

Nga partia e Ziadin Selës theksojnë se kusht kryesor është zgjidhja e kërkesave prioritare siç janë përdorimi i gjuhës shqipe si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së shqiptarëve. Në fokus të bisedimeve me Zaev do të jenë pikat e programit politik të kësaj partie që është shpalosur gjatë fushatës dhe afatizimet për plotësimin e saj. Nga kjo parti përjashtojnë çdo tentim për manipulim me kërkesat e shqiptarëve nga ana e disa partive maqedonase, të cilat si alibi përdorin të ashtuquajtur platformën e Tiranës.

In : Aktuale

Loading...
loading...