Nga sot fillon stina e verës

Në Maqedoni dhe në hemisferën veriore të Tokës mëngjesin e sotëm në ora 06 e 24 minuta filloi vera. Në të njëjtën kohë, në hemisferën jugore filloi dimri. Dita e sotme e 172 është më e gjata e vitit dhe do të zgjat 15 e 14 minuta. Vera do të zgjat 94 ditë, ndërsa do të përfundojë më 22 shtator kur fillon vjeshta. Dita e parë e verës në Maqedoni, sipas parashikimit të sinoptikanëve, do të jetë me diell, me vranësira të vogla dhe erë e dobët kryesisht veriore. Pasdite në male do të ketë vranësira të matura. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 27 deri 34 gradë Celsius. UV-indeski do të ketë vlerë 9.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...