Nga sot jemi në dimër

Solstici dimëror 2021
Dimri astronomik fillon sot, 21 dhjetor, rreth orës 17:00.
Përkon me ditën më të shkurtër (natën më të gjatë) të vitit.
Edhe pse kemi filluar të dimërojmë që nga fundi i nëntorit/fillimi i dhjetorit (dimri meteorologjik), por me tamam, dimri astronomik fillon sot dhe do të zgjasë deri më 20 mars.
Nga dita e sotme e në vazhdim, orët e dritës priren të rriten dita-ditës. Për këtë arsye, në histori, solstici dimëror njihet si “rilindje” e diellit, ose “fitore” e dritës mbi errësirën.
Dimri është sinonim i të ftohtit dhe borës. Njerëzia ka nevojë për ngrohtësi, për fjalë të mira. Fjalët e mira ngrohin, të këqijat marrosin. Flisni (shkruani) mirë që të na ngrohen kockat!

Xhemi HajrediniStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...