Xhemi Hajredini
BARASNATA PRANVERORE…
(12 orë ditë, 12 orë natë)
E hënë, 20 mars 2023, ora 22:24, hyjmë zyrtarisht në stinën e pranverës.
Fillimi zyrtar i një stine vendoset në bazë të pozicionit të tokës me diellin. Pranvera astronomike fillon ditën e ekuinoksit (barasnatës). Fjala equinox rrjedh nga latinishtja “equi noctis” që do të thotë “natë e barabartë”. Kjo ndodh dy herë në vit. Ekuinoksi pranveror dhe ekuinoksi vjeshtor (barasnata e vjeshtës) që ndodh në shtator. Dielli lind pikërisht në lindje dhe perëndon saktësisht në perëndim. Simbolikisht është një fenomen që është konsideruar moment rilindjeje, ripërtëritjeje e pjellorie.
Gëzuar! 🙋♂️